Historiku i shkollës

Shkolla fillore komunale “Liria” Shkup, gjendet në rajonin e komunës Çair, në pjesën e vjetër të qytetit të Shkupit. Është themeluar me 01 dhjetor 1944 për mësim në gjuhën shqipe, ku drejtor i pare i kësaj shkolle ka qenë Azem Marana kurse arsimtarët e pare ishin Azem Marana, Anica Lora, Bajram Bajrami, Franjo Sopi, Hajrije Kokoboko, Halil Bejta, Hasan Bilalli, Muhamet Sopoti, Paqize Elezi, Abdulla Presheva dhe Zef Jaku.

Viti i parë shkollor 1944/45 ka filluar me 362 nxënës dhe pasi që s’kishin lokal të veten i kanë shfrytëzuar hapsirat e shkollave “Vuk Karaxhiq”, Cvetan Dimov”, “Kliment Ohridski” dhe “Irfan”.

Në vitin shkollor 1961/62 për herë të parë u realizua mësimi kabinetik në këtë shkollë, ku drejtor ishte Avni Zllatku. Fatëkeqsisht hovin e madh të shkollës e ndaloi tërmeti katastrofal në vitin 1963, ku u rëzua objekti i shkollës dhe nxënësit u shpërngulën në shkollat përreth.

Objekti i ri u lëshua në përdorim më 29 nëntor 1968 ku sot e kësaj dite ende funksionon me një elan dhe përkushtim të madh për gjeneratat e reja.

Objekti i shkollës përmban hapsirë shkollore prej 3512 m2 ku janë vendosur 36 klasë me mësim kabinetik dhe 8768 m2 oborr dhe terene sportive.

Sot shkolla jonë numëron 937 nxënës, prej tyre 494 nxënës janë të ciklit të ulët dhe 443 janë të ciklit të lartë, me 76 të punësuar, ku prej tyre 20 janë me mësim klasor, 38 me mësim lëndor, 3 bashkëpuntor profesional dhe 15 kuadër administrativo-teknik.

DËFTESA E PARË
Viti i parë
shkollor
v. 500 /45
Nxënës
në vitin i parë
0
Hapsirë
objekti i shkollës
0 m2
Nxënës
494 ciklit të ulët & 443 ciklit të lartë
Sot 0

Drejtori aktual

Drejtor aktual në Shkollën Fillore Liria në Shkup

Shihni Historinë Kohore

Drejtorët e mëparshëm e Shkollës Fillore Liria në Shkup që nga themelimi.

2000

ALUSH HAMIDI

DREJTOR GJATË PERIUDHËS 2000/

1944/45

AZEM MARANA

DREJTOR I PARË I SHKOLLËS FILLORE LIRIA NË SHKUP

Fotografitë e Shkollës

Dokumentet

Statusi, Regullore, Raporte financiare dhe vjetore për punë, Vendime/Shpallje etj.

PDF

Shkolla fillore komunale “Liria” Shkup, gjendet në rajonin e komunës Çair, në pjesën e vjetër të qytetit të Shkupit.
Është themeluar me 01 dhjetor 1944 për mësim në gjuhën shqipe, ku drejtor i pare i kësaj shkolle ka qenë Azem Marana

Na kontaktoni

Rruga Cvetan Dimov 94, 1000 Shkup Maqedonia e Veriut

E Hënë – E Premte: 06:00–18:00
E shtunë – E dielë: Mbyllur

SHKOLLA FILLORE KOMUNALE LIRIA - SHKUP © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara