Sot (e shtunë) me fillim në ora 20-00 në emisionin Motiv në TVM2 do të mer pjesē edhe nxënësja e shkollës tonë Ufra Alimi IX-1 Krenohemi me Ufrën!
Këta janë disa nga filloristët ambicioz. Japonishtja është një nga 6 gjuhët që flet Rona, ka shkruar dy romane të zhanrit dramë psikologjike, në gjuhën angleze. Ajo ka metodat e veta për zgjidhjen e detyrave të matematikës. Anila mendon që ne nuk duhet të jemi shoqëri kozmetike, njeriu është shumë më shumë nga brenda sesa nga ajo që shohim jasht, shoqëria duhet të orientohet në esencë. Ajo synon të studioj në Yale University e për këtë pregaditet që tani. Ramushi është lexues pasionant i filozofisë dhe psikologjisë, Frojdi është psikoanalisti i tij i preferuar sepse ai synon që të studioj kriminalistikë dhe të kuptoj anën psikologjike të krimit. Ambicja e ti është ndryshoj pozitivisht sjelljet e njerëzve në komunikim. Ufra nuk beson në bariera gjinore, ajo planifikon të jet kontrollore e aviacionit edhe pse i kan thënë që është profesion burrash. Se çfarë do të ndryshonin po të ishin kryeministre/a, e kuptoni nesër duke i ndjekur në Motiv në ora 20:00, në TVM2.(Arlinda gazetare në TVM2)