Sot shkolla jonë feston ditën e patronatit të shkollës ku në mënyrë modeste realizuam aktivitete të ndryshme ku u munduam ta shënojmë këtë ditë të rëndësishme . Me këtë rast u organizua konkurs letrar me temë ,,Shkolla tempulli i diturisë” ku u zgjodhën tre ese më të mira dhe u shpërblyen këta nxënës: 

Valijeta Rexhepi VI-4

Amra Çupi IX-2 

Enisa Fejzullahu VII-4 

Poashtu u organizua edhe ekspozitë virtuale me punimet e nxënësve tanë (gjithsejt39)kushtuar ditës së shkollës të udhëhequr nga arsimtarja Anesa Sabedini . Të gjithë të punësuarve në shkollën tonë,nxënësve,kolegëve në penzion ju urojmë ditën e shkollës dhe ju dëshirojmë shëndet dhe suksese!📚🎓🏆🌹

Shkolla fillore komunale “Liria” Shkup, gjendet në rajonin e komunës Çair, në pjesën e vjetër të qytetit të Shkupit.
Është themeluar me 01 dhjetor 1944 për mësim në gjuhën shqipe, ku drejtor i pare i kësaj shkolle ka qenë Azem Marana

Na kontaktoni

Rruga Cvetan Dimov 94, 1000 Shkup Maqedonia e Veriut

E Hënë – E Premte: 06:00–18:00
E shtunë – E dielë: Mbyllur

SHKOLLA FILLORE KOMUNALE LIRIA - SHKUP © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara