Të nderuar prindër, nxënës të dashur,
Ju informojmë që në këtë vit shkollor 2020/2021 regjistrimi në klasë të parë do të realizohet në përputhje me situatën e re për shkak të pandemisë globale të virusit COVID-19.
Në bazë të ligjit për arsimi fillor në klasë të parë do të rregjistrohen të gjithë fëmijët të cilët deri më 31.12.2020 i mbushin 6 vjet. Me përjashtim, me kërkesë të prindit dhe mendim të pedagogut-psikologut të shkollës në klasë të parë mund të regjistrohen edhe fëmijët të cilët do të mbushin 6 vjet deri më 31 Janar të
vitit vijues.

Mund të aplikoni online ose mund të merni fletparaqitjen këtu: Fletëparaqitje 2020-21

Aplikim online

Fletëparaqitja e plotësuar për regjistrimin e nxënësve në klasat e para për vitin shkollor 2020/2021 të dorzohet në mënyrë elektronike në e-mailin e shkollës liria_shkup@live.com më së voni deri më 29.05.2020, ku ju caktohet edhe termini për intervistë.

 

 

                                                                                                                Drejtor

                                                                Teuta Idrizi

Shkolla fillore komunale “Liria” Shkup, gjendet në rajonin e komunës Çair, në pjesën e vjetër të qytetit të Shkupit.
Është themeluar me 01 dhjetor 1944 për mësim në gjuhën shqipe, ku drejtor i pare i kësaj shkolle ka qenë Azem Marana

Na kontaktoni

Rruga Cvetan Dimov 94, 1000 Shkup Maqedonia e Veriut

E Hënë – E Premte: 06:00–18:00
E shtunë – E dielë: Mbyllur

SHKOLLA FILLORE KOMUNALE LIRIA - SHKUP © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara