Të nderuar prindër dhe nxënës të dashur,
Ju informojmë se edhe këtë vit shkollor regjistrimi i klasave të para për vitin shkollor 2022/2023 do të realizohet në bazë të nenit 60 nga Ligji për Arsim Fillor (gazeta zyrtare 161/19), ko do të regjistrohen të gjithë fëmijët të lindur në vitin 2016.
Në klasë të parë mund të regjistrohen edhe fëmijët e lindur deri më 31.01.2017 me kërkesë nga prindi dhe mendim nga shërbimi profesional.
Të gjithë prindërit e interesuar mund ta plotësojnë aplikimin onlin në adresën
www.uslugi.gov.mk
Prindërit të cilët nuk kanë mundësi që ta plotësojnë aplikimin në mënyrë elektronike të njejtën mund ta marin nga shkolla çdo ditë pune prej në ora 09:00 – 13:00 prej datës 02.05.2022 – 31.05.2022
Shërbimi profesional do të ju informon në lidhje me terminin për intervistë me nxënësit.
Dokumentet e duhura për regjistrim:
-Vërtetim për vaksinat e pranuara nga institucioni kompetent;
-Vërtetim nga dentisti (Poliklinka “Bit Pazar”);
-Vërtetim nga Oftalmologu (mjeku i syve)
-Letërnjoftim(fotokopje) të një prinditi ose kujdestari
Për fëmijët me nevoja të veçanta nevojitet edhe mendim nga komisioni për mbështetje arsimore dhe sociale sipas KNF-së
Të gjitha dokumentet e nevojshme do të mund t’i dorzoni te shërbimi pdegogjiko-psikologjik në terminin e caktuar për intervistë me nxënësin.
Ju faleminderojmë për bashkëpuimin!

Nga drejtoria