URIME FESTA JUBILARE E SHKOLLËS
                                            75 VJETORI I SH.F.K ,,LIRIA ‘’SHKUP

Në emër të drejtorisë dhe gjithë stafit të SH.F.K ,,LIRIA ‘’të gjithë nxënësve, prindërve, arsimtarëve(penzionist) ju urojmë 75 vjetorin e themelimit dhe ekzistimit të shkollës tonë.
Në pamundësi për ta festuar për shkak të gjendjes aktuale jemi të detyruar që manifestimin ta prolongojmë për ditë më të mira edhe pse kishim plane të shumta që këtë ditë ta shënojmë me shumë aktivitete ashtu siç e meriton shkolla jonë.
SH.F.K “LIRIA” gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet simbol i diturisë dhe krenarisë së shqiptarëve.
Shkolla jonë promovon vlera që janë fryt i punës së arsimtarëve prej themelimit e deri më sot.
Njëkohesisht i urojmë dhe i faleminderojmë të gjithë ish të punësuarit ,të cilët dhan kontributin e tyre pa rezerv për arsim dhe edukim të gjeneratave me të cilët ne mburremi sot.
Urime e gëzofshim edhe shumë pervjetore të tjera! 

Na prifshin sukseset!🎓📚🌹