Renovimi i infrastrukturës shkollore

 

Sot në shkollën fillore “Liria”-Shkup u bë përurimi i aktiviteteve të zhvilluara në përmirësimin dhe renovimin e infrastrukturës shkollore. Me rastin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme ishin të pranishëm Ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Arbër Ademi dhe Kryetari i Komunës së Çairit z.Visar Ganiu (ish nxënës i kësaj shkolle). Në vijim e sipër drejtoresha e shkollës znj. Teuta Idrizi i njoftoi të pranishmit me punimet e realizuara si dhe aktivitetet që do të realizohen në vazhdim. Drejtoria dhe kolektivi i shkollës i është mirënjohës dhe falënderues donatorëve, Komunës së Çairit dhe Ministrisë së Arsimit që në vazhdueshmëri japin kontributin e duhur për shkollën tonë.