Pranimi i fatosave për 2019/20

Me një program modest, sot në shkollën tonë u organizua pranimi i fatosave të vegjël për vitin e ri shkollor 2019/20. Programin e pasuruan nxënësit me vallet dhe recitimet e tyre para të pranishmit. Pastaj së bashku hynë në klasat e tyre dhe vazhduan me festimin e ditës së parë në shkollë. Në urimet u bashkangjit edhe drejtoresha dhe arsimtarët e shkollës tonë.